Allegri flet për kalimin e Boateng tek Barcelona
Juventus ka mposhtur Chievo-n 3-0 në Allianz Stadium. Pas ndeshjes, trajneri Massimiliano Allegri ka folur për Sky: Ekipi bëri një ndeshje të mirë.

“Nuk ishte e lehtë pasi ishim pak të lodhur. Është një fitore më shumë në rrugën drejt Scudetto-s.

“Emre Can ka bërë një ndeshje të mirë, ai po përmirësohet pas dëmtimit.

"Dybala është thjesht i mrekullueshëm. Të shohësh në fushë është një kënaqësi. Nëse vazhdon kështu do të bëhet një lojtar i jashtëzakonshëm.

Boateng te Barça? Te Milan edhe unë e kam përdorur si qendërsulmues, megjithëse ai është një mesfushor."

Fundjavën tjetër Juventus do të udhëtojë në Romë për transfertën e vështirë ndaj Lazio-s.
Shtuar më 22/01/2019, ora 09:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori