Allegri flet për Ronaldon: Ai është ndryshe nga të tjerët
Trajneri italian, Massimiliano Allegri, i cili ishte trajner i Cristiano Ronaldos në vitin e tij të parë në Serie A, ka punuar edhe me shumë yje të tjerë, por portugezin e vlerëson lartë.

Sipas tij, Cristiano Ronaldo "është ndryshe nga gjithë lojtarët e tjerë", pasi sipas Allegrit, portugezi ka në mentalitet fituesi më shumë se çdo lojtarë që ai ka punuar me të.

"Kam punuar më lojtar shumë të fort, sidomos mentalisht",ka thënë për The Times.

"Mbrojtës si Chiellini dhe Nesta, mesfushorë si Gattuso dhe Seedorf dhe sulmues si Ibrahimovic dhe Ronaldo".

"Ronaldo është top lojtari sa i përket mentaliteti. Ronaldo ka një kokë ndryshe nga të tjerët".

"Ai ka fituar pesë ‘Topa të Artë’, pesë Liga të Kampionëve dhe një Kupë Evropiane me Portugalinë, kështu që është shumë e vështirë dhe është gjithmonë ai që bën dallimin. Çdo vit ka një objektivë të re", ka thënë Allegri.
Shtuar më 05/12/2020, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori