Allegri gati të drejtojë klubin e madh të Premier League
E ardhmja e Ole Gunnar Solskjaer në stolin e Manchester United është një fije të perit.

Humbja e fundit ndaj Newcastle i ka hedhur benzinë zjarrit dhe drejtuesit e "Djajve të Kuq" po mendojnë për pasuesin e norvegjezit.

9 pikë të grumbulluara në 8 javë janë shumë pak për një skuadër si Manchester United dhe në orët e ardhshme Solskjaer mund të shkarkohet zyrtarisht.

Emri i parë në listën e dëshirave të drejtuesve të United është ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, i cili gjatë kësaj periudhe ka bërë një kurs intensiv për të mësuar gjuhën angleze.
Shtuar më 07/10/2019, ora 17:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori