Allegri: Guardiola? Nuk më intereson
Trajneri Massimiliano Allegri e ka analizuar ndeshjen e Milanit kundër Malagas me shumë zell: "Skuadra ka zhvilluar një ndeshje të mirë. Duket qartë që djemtë po ambientohen me skemën e re. Tani edhe fizikisht janë të gjithë shumë mirë. Më vjen keq që fati nuk është me ne. Krijuam një mori rastesh për gol gjatë pjesës së parë, mirëpo nuk shënuam. Kurse Malaga në të parin rast që krijoi e gjeti golin. Gjatë pjesës së dytë ne e rritëm presionin ndaj spanjollëve. Madje pas golit të Patos u përpoqëm të fitonim, por nuk ia dolëm dot mbanë. Megjithatë kjo pikë është shumë e rëndësishme për ne".

Gazetarët nuk nguruan ta pyesin edhe për ish teknikun e Barcelonës, Pep Guardiola, pas takimit të vëllait të tij menaxher me numrin dy të kuqezinjëve, Adriano Galliani.

"Guardiola te Milani? "Unë mendoj për kampionatin dhe Champions-in", u shpreh Allegri. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2012, ora 16:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori