Allegri i bindur: Titulli vendoset në muajin janar
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri kërkon përqendrim maksimal pasi sipas numrit 1 të stolit të skuadrës bardhezi muaji Janar është vendimtar në garën për titull.

Takimin e radhës kampionët e Italisë të cilët këtë sezon synojnë të fitojnë titullin e 6-të radhazi do ta kenë ndaj Fiorentinës në "Artemio Franchi".

“Ky është një muaj vërtetë vendimtar për ne për sa i përket çështjes së titullit, sepse do të përballemi fillimisht me Fiorentinën dhe më pas me Lazion, Sassuolon dhe Interin pa harruar që në mes është edhe Kupa e Italisë.

Nëse do të kemi një avantazh të mirë ndaj skuadrave ndjekëse në klasifikim edhe pas këtyre sfidave atëherë mund të them që kemi shanse të mëdha për të fituar kampionatin.

Fiorentina është një skuadër e mirë edhe pse këtë sezon ka vuajtur disi në Serinë A, për të fituar ndaj tyre duhet të nxjerrim më të mirën nga vetja, pasi Artemio Franchi është gjithmonë një fushë e vështirë. Duhet të përmirësohemi në fazën mbrojtëse”.

Në lidhje me formacionin strategu italian la të kuptohej se do të luajë me skëmën 3-5-2, teksa në sulm do të jetë dyshja Dybala-Higuain.

Shtuar më 14/01/2017, ora 16:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori