Allegri i hap rrugë Ronaldinhos
Pëlqej
Në trenin që niset për Auxerre dhe që, shpresojnë në Milnello, duhet ti sjellë kuqezinjve kualifikimin për në një të tetat e finaleve të Champions League, ka një vend në klasin e parë për Ronaldinho. Kjo, të paktën nga sa kuptohet nga fjlaët e mira në drejtim të tij të Allegrit I cili I ka thënë përpara nisjes për në Francë. “Dinho po stërvitet mirë dhe të shtunën kundër Fiorentinës ka hyrë me dëshirë të madhe për të luajtur. Nëse do të luajë? Nuk e di, nuk kam vendosur akoma por jam shumë I kënaqur”, është shprehur Allegri.(albeu.com)
Shtuar më 22/11/2010, ora 18:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori