E FUNDIT/ Super super Kumbulla! Shqiptari realizon supergol me Romën (VIDEO)
Allegri i kënaqur me blerjen e Muntarit
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri ka vlerësuar blerjen e Muntarit nga Adriano Galliani gjatë muajit janar. Ndërsa ka vlerësuar edhe lojën e lojtarëve të tjerë në përballjen me skuadrën e Romës e cila u fitua nga djemtë e tij në rezultatin 2-1.


“Siç e njoh unë Muntarin, ai ka mundur të luajë shumë më mirë, por ai nuk ka luajtur që dy vjet. Ai i jep shpejtësi lojës dhe ka teknikë të mirë. Isha i zhgënjyer me kartonin e marrë, por Galliani ka marrë një lojtar shumë të mirë në janar", u shpreh tekniku i Milanit.

Duke komentuar mbi ndeshjen me Romën ai u shpreh se edhe pse skuadra e Romës shënoi e para ekipi kërkoi rezultatin ndersa ka vlerësuar formën e mirë të lojtarëve. Allegri nuk ka lënë pa përmendur edhe formën e mirë të Juventusit e cila do të ndeshet me skuadren e Interit. /albeu.com/
Shtuar më 25/03/2012, ora 13:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori