Allegri i kërkon të gjithë: Dhe të dëmtuarit duhet të luajnë
Në prag të ndeshjes Juventus - Sassuolo, trajneri Allegri u bën thirrje edhe lojtarë të dëmtuar që të shtrëngojnë dhëmbët për të qenë në fushë sot.

“Bernardeschi është i vetëm në pozicionin e tij që mund të luajë edhe pse i dëmtuar, ndaj duhet të tregojë se sa e vlerëson fanellën. Nëse nuk ka shumë dhimbje, do të jetë në fushë”, tha Allegri.

Përballë Sassuolo, trajneri bardhezi kërkon vetëm fitoren:

“Nuk kam shumë alternativa për këtë ndeshje, ndaj mund të vendosim në momentin e fundit të luajmë edhe me 3 mbrojtës. Por e rëndësishme është që mendërisht të jemi të përgatitur për çdo surprizë dhe të gjithë të sakrifikojnë”.

“Duhet të qëndrojmë pas Napolit deri në fund. Sassuolo është një skuadër e fortë fizikisht, ndaj duhet të jemi të ashpër në mesin e fushës dhe të luftojmë fort për çdo top”, tha Allegri. /albeu.com/
Shtuar më 04/02/2018, ora 11:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori