Allegri i mbron të gjithë
Në këtë situatë të vështirë ku ndodhet skuadra e Milanit, trajneri Allegri duket se është i vetmi që i mbron të gjithë.

Tekniku i kuqezinjve mbron veten, Berlusconi-n, disi dhe Balotelli-n nga sulmet e tifozëve të pakënaqur me gjendjen e ekipit duke risjellë në kujtesë fjalët e Ancelottit që pak ditë më parë deklaroi se Galliani është “Cristiano Ronaldo i drejtuesve”.

“Krahasimi i Ancelotti-t është i drejtë. Në jetë kanë rëndësi rezultatet dhe Galliani e Berlusconi bënë Milanin skuadrën më të titulluar në botë”, tha Allegri.

Lidhur me kritikën e Ancelottit për merkaton e Milanit, që sipas tij ka shpenzuar pak dhe keq, trajneri i kuqezinjve thotë se në këtë fazë të kampionatit po penalizohet nga dëmtimet e shumta.

“Nuk e komentoj këtë pjesë, por ju them që kemi një organikë të mirë, por shumë të dëmtuar. Pres rikthimin e El Sharauit, De Sciglio-s, Pazzini, Silvestre-s dhe Boneras që janë lojtarë të rëndësishëm për ne”, thotë ai.

Të dielën kuqezinjtë do të përballen në transfertë me Kievon ku 3 pikët nuk janë më një objektiv, por detyrim dhe këtë e tregon tërthorazi edhe takimi në Arcore mes Berlusconi-t dhe Galliani-t. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2013, ora 17:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori