Allegri i shkëlqyer, Conte fanatik
Emri i Marco Van Basten ka qenë shpesh i lakuar në stolin e Milanit, por, për momentin, e vetmja siguri është se që nga viti i ardhshëm do të ulet në stolin e Heerenvenit. “Unë te Milani? Kush e di… Nuk e përjashtoj. Por tani duhet të përqendrohem te Herenveni”, – ka thënë ish-sulmuesi kuqezi, që e sheh Milanin favorit për kampionatin. – Më duket skuadra më e fortë. Allegri? Një trajner i shkëlqyer. Konten nuk e njoh, por më duket shumë fanatik në stol”.

Zllatan Ibrahimoviç është krahasuar shpesh me Van Bastenin, edhe pse në Europë, hollandezi ekzaltohej, ndërsa suedezi jo gjithnjë shkëlqen: “Është vetëm një rastësi, – siguron ish-legjenda e Milanit, – nëse shënon shumë në Itali, ke cilësinë për të shënuar gola dhe për të bërë diferencën në Ligën e Kampionëve.
Nuk e di nëse unë isha më konkreti, por di që edhe ai është duke shënuar shumë dhe kush shënon, bën diferencën në futboll. Pastaj, sigurisht është e rëndësishme që skuadra të krijojë raste për gol, sepse goli është një diskutim i përbashkët”, deklaroi Marco Van Basten.

Duke qëndruar te Champions League, Milani do të luajë në çerekfinale me Barcelonën, skuadrën më të fortë në vitet e fundit. “Do të jetë një ndeshje interesante, Milani ka luajtur një ndeshje të shkëlqyer kundër Barcelonës në “San Siro”. Skuadra e Guardiolës është më e forta e të gjitha kohërave dhe nuk do të jetë e lehtë për Milanin, por në shtëpi kuqezinjtë meritojnë gjithnjë një vëmendje të madhe”, përfundoi ish-legjenda e Hollandës dhe Milan. /albeu.com/
Shtuar më 21/03/2012, ora 19:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori