Allegri i zhgënjyer me skuadrën: Çdo gjë shkoi keq
Pëlqej
Trajneri Massimiliano Allegri u shpreh aspak i kënaqur me ekipin e tij pas humbjes me Young Boys, por tashmë e hedh të gjithë shikimin te derbi i Torinos në fundjavë.

"Mbrëmjen e sotme çdo gjë shkoi keq. Humbëm shumë shanse dhe dhuruam një penallti, në fund ishte e drejtë të humbnim", tha fillimisht Allegri.

"Goli i anuluar? Ishte jashtë loje, sidoqoftë edhe barazim nuk do ndryshonte gjë për vendin e parë. Zëvendësimi i Pjanic? Preferoja ta ruaja atë për disa minuta para të shtunës. Nuk është se kam ndonjë preferencë për ekipin e raundit tjetër, e rëndësishme është të jemi gati. Tani duhet të mendojmë për derbin me Torinon", deklaroi Allegri.
Shtuar më 12/12/2018, ora 23:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori