Massimiliano
Allegri ka pranuar se futbolli është i ashpër pas fitores së minutës së fundit në Serie A ndaj
Lazios me rezultat minimal 1-0.
Zonja e Vjetër e fitoi ndeshjen ndaj
Lazios në "Olimpico" falë golit në minutat shtesë nga Paolo Dybala, duke qëndruar në hap me liderin e kampionatit, Napoli.
“Futbolli është i tillë, i ashpër. Kemi luftuar për 2-2 dhe kemi humbur Superkupën ndaj
Lazios në
minutën e fundit. Sonte ata u mposhtën në
minutën e fundit”, ka thënë fillimisht
Allegri pas ndeshjes për Sky Sport Italia.
“Ishte një ndeshje e vështirë, sepse Lazio është në vendin e tretë, ata mbahen mirë fizikisht dhe ne kemi pasur mundësi shumë të kufizuara në sulm”.
“Ne luajtëm ndeshjen që duhej të luanim dhe duhej të largohemi me fitoren. I thashë djemve se një gabim i vetëm do të vendoste këtë ndeshje dhe unë kisha të drejtë”.
“Nuk ishte performanca më e mirë në nivelin teknik dhe ne i dhamë topin shumë atyre, por ishim të vëmendshëm ndaj sulmeve të tyre, pasi ata na lënduan në të kaluarën me ato”.
“Duhet të jemi të zgjuar dhe të qëndrojmë në drejtimin e duhur deri në fund. Unë nuk kisha dyshime në karakterin e lojtarëve të mi dhe, si gjithmonë, ata ishin të jashtëzakonshëm”, përfundoi italiani. /albeu.com/
Shtuar më 03/03/2018,
ora 23:45