Allegri: Ja lojtarët që kam zgjedhur kundër Portos
Juventus dhe Porto do të takohen nesër në kuadër të Ligës së Kampionëve. Trajneri i Zonjës së Vjetër, Massimiliano Allegri, do të hedhë në fushë formacion sulmues.

Këtë e ka konfirmuar vetë italiani në konferencën për media, i cili tregoi katër lojtarët ofensivë që do të hedhë në fushë nga minuta e parë, që lë të kuptohet se do të luajë me skemën 4-2-3-1.

“Cuadrado, Higuain, Dybala dhe Mandzukic do të startojnë kundër Portos”, ka deklaruar Allegri. /Albeu.com/
Shtuar më 21/02/2017, ora 20:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori