Allegri: Jemi në rrugën e duhur
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri në intervistën e dhënë pas ndeshjes kundër Lazios që përfundoi në barazim 1-1 është shprehur optimist për Milanin e tij. Ai mendon se skuadra është më rrugën e duhur edhe pse rezultate mungojnë.- Kemi krijuar raste për gol dhe jemi mbrojtur mirë,- ka thënë ai, - pavarësisht se pësuam një gol mund të them se kemi qënë të pafat edhe pse ky nuk duhet të jetë një alibi. Goditëm një herë shtyllëm dhe me pak fat mund ta kishin fituar ndeshjen. Dalëngadalë do të shihni Milanin e vërtetë. - premton numri një i pankinës kuqezi
Shtuar më 23/09/2010, ora 01:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori