Allegri: Jo Greqisë dhe kampionatit kinez
Kombëtarja greke apo kampionati kinez? Ish trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri përpiqet të tregohet i kujdesshëm në zgjedhjen që do të bëjë për të vazhduar karrierën pas aventurës së ndërprerë me kuqezinjtë në Janar të këtij viti. Muaj më parë u përfol për Romën, pastaj për kombëtaren italiane, ndërsa më të fundit janë Greqia dhe skuadra Beijing Gouan në superligën kineze. Hipoteza, mundësi e dritare që sapo janë hapur, por që menjëherë janë mbyllur me delikatesë nga ish tekniku i Milanit.

Nga kombëtarja helene, Allegri është kërkuar për periudhën pas Botërorit të Brazilit për ta drejtuar Greqinë drejt Europianit 2016 që do të luhet në tokën franceze. Nuk ka një përgjigje zyrtare, por refuzimi jepet i sigurt nga mediat italiane.

E njëjta përgjigje duket se është dërguar edhe në anën tjetër të botës, në Kinë, ku Beijing Gouan e konsideron si rivalin ideal për italianin tjetër, Marcello Lippi, i cili ndodhet në stolin e Guangzhou Evergrande.

"Corriere dello Sport" shkruan se, Allegri me shumë xhentilesë i ka thënë jo të dyja ofertave të fundit, ndërkohë që raportohet se Premier League është kampionati ku shikon të projektuar të ardhmen. Madje zbulohen edhe disa nga detaje nga axhenda e teknikut nga Livorno.

Në ditët e ardhshme Allegri parashikon të udhëtojë drejt Anglisë jo vetëm për të ndjekur disa ndeshje si spektator, por ndërkohë për të mësuar gjuhën e për të vendosur kontakte me skuadra të ndryshme që mund të jenë duke bërë kërkime në merkaton e trajnerëve. /albeu.com/
Shtuar më 11/03/2014, ora 13:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori