Allegri: Juventus nuk është e pamposhtur
Trajneri i Milanit Masimiliano Alegri në një konferencë për mediat u shpreh se skuadra e Juventusit nuk është e pamposhtur duke i treguar lojtarëve të tij se janë ende në lojë për të fituar kampionatin.


"Është e tepruar të thuash se Juve është e pamposhtur dhe se do të “vrasë” kampionatin. Sigurisht, fati është në duart e bardhezinjve, por rruga është ende e gjatë. Janë duke na u vërshuar një sërë kritikash, por kemi ende shumë mundësi për të fituar titullin. Mungojnë ende 7 ndeshje dhe nëse Juventusi kishte shanse të mëdha kur ishte 2 pikë mbrapa, edhe ne që jemi 1 pikë pas, them se kemi shumë shanse”, u shpreh më tej tekniku i Milanit.

Sa i përket disfatës me Fiorentinën në “San Siro”, ai shprehet se lodhja në ndeshjen me Barcelonën e kishte bërë të vetën por ka kërkuar nga lojtarët e tij një rinisje. /albeu.com/

Shtuar më 10/04/2012, ora 09:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori