Allegri ka zgjedhur: Në fushë do të jetë Dinho
Pëlqej
Fillon numërimi mbrapsht për ndeshjen e madhe të kësaj mbrëmjeje mes gjigandëve të futbollit europian në San Siro ku do të vihen përballë Milani dhe Reali I Madridit, dy skuadrat që kanë bërë historinë e këtij kompeticioni, të cilin kuqezinjtë e kanë fituar 7 herë kurse galaktikët 9 herë. Leit motivi I ditës është zgjedhja që do të bëjë Allegri mes Ronaldinhos dhe Robinhos për një vend titullari në ekip,një zgjedhje që duket se e ka fituar Dinho, në rolin e trekuartistit prapa Ibrahimovic dhe Pato.

Asnjë problem nga kampi tjetër për Mourinhon ku Reali I tij është I plotë, ku është rekuperuar edhe Di Maria I cili kishte shfaqur probleme gjatë javës. (albeu.com)
Shtuar më 03/11/2010, ora 14:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori