Allegri karikon tekipin: Të bëjmë atë që nuk bëmë në finalen e 2015-tës
Allegri në një konferencë për shtyp ka anashkaluar finalen e 2015 , duke fokusuar lojtarët e tij tek finalja e nesërme mbrëma.

Juventus u rrahë dy vjet më parë nga duart e Barcelonës, edhe nesër ata kanë mundësinë për të ndrequr ato gabime kundër Real Madridit.
Megjithëse ai ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për formacionin e tij, italiani këmbënguli që të gjithë lojtarët janë të vetëdijshëm për atë që ai dëshiron prej tyre.

"Unë nuk kam vendosur ende për formacionin tim të fillimit, ndeshja mund të zgjasë për 90 minuta ose 120 dhe formacioni mund të ndryshojë shumë, kështu që ne duhet të mendojmë për këto ndryshime - i gjithë skuadra do të jetë vendimtare", tha Allegri.

"Ne duhet të jemi të bindur se do ta marrim kupën në shtëpi, duhet të jemi më të bindur se sa ata dhe të sakrifikojmë më shumë, kam dëgjuar se kemi humbur shumë finale, por kjo nuk ndodh nesër” u shpreh italiani.

"Në vitin 2015, ne nuk kishim të njëjtën bindje si tani. Ky vit është ndryshe. Qasja jonë ndaj lojërave është e ndryshme. Nëse Bale luan, ai lëin në hapësira ," vazhdoi ai. "Nëse bëhen ndryshime me Iscon, ai nuk është i parashikueshëm, por i bën ata më të çorganizuar në fusha mbrojtëse".

Loja është vënë në dukje nga disa vëzhgues si një betejë e mbrojtjes më të mirë kundër një sulmi të pandalshëm, edhe pse ish shefi i Milanit nuk e sheh sulmin e Realit të Madridit si fort të frikshëm, duke i besuar kështu mbrojtjes së tij.
"Statistikat nuk kanë rëndësi në ndeshjen e së nesërmes, përveç fazave teknike dhe taktike të lojës, ne duhet të luajmë mirë", shtoi ai.
"Është një udhëtim për Dybala për të luajtur në finale, pasi kjo nuk ndodh gjithmonë. Të shtunën, ne duhet të fitojmë dhe të kemi mentalitetin e duhur” përfundoi Massimiliano Allegri. /albeu.com/

Shtuar më 02/06/2017, ora 19:18
titulli gabime drejtshkrimore
e Premte 2 Qershor 2017, Ora 19:35
Tekipit
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori