Allegri kërkon edhe 2 përforcime
Pëlqej
Dy javë nga përfundimi i merkatos verore, Juventusi duket më aktiv se kurrë në kërkim të përforcimeve të fundit të nevojshme për ekipin në dispozicion të Allegrit.

Duhen edhe dy lojtarë, një mbrojtës dhe një sulmues, ky i fundit i përshtatshëm si për skemën 3-5-2 ashtu edhe me tre sulmues, por këto përforcime duhen të jetë kualitativë, përndryshe më mirë të mos merret asnjë”, është shprehur trajneri i ri i bardhezinjve.

Ish-trajneri i Milanit bën një bilanc të turneve në Azi dhe Japoni, mbi të cilat bazon edhe kërkesat e tij, e megjithatë asnjë emër nuk identifikohet.

“Do të bëjmë vlerësimet së bashku me klubin. Kemi pak kohë dhe marzhi i gabimit sa vjen e rritet. Nëse duhet të marrim dy lojtarë, nuk mund të gabojmë, pasi do të ishte një goditje e rëndë”. / albeu.com/
Shtuar më 18/08/2014, ora 15:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori