Allegri kërkon fitore ndaj Interit
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri kërkon që klubi i tij të shënoj fitore kundër Interit në finalen e Superkupës së Italisë.Finalja e Superkupës së Italisë zhvillohet me datë 6 Gusht në Pekin.

"Ne dëshirojmë të fillojmë sezonin në mënyrë të shkëlqyer duke e mposhtur Interin dhe duke e fituar Superkupën e Italisë".

"Ne kemi punuar shumë në dy javët e fundit dhe do të jemi mëse të gatshëm për këtë takim mjaft të rëndësishëm".

"Është një ndeshje e rëndësishme dhe ne duhet të fokusohemi shumë nëse dëshirojmë të marrim rezultatin që kërkojmë", tha Allegri për Il Corriere dello Sport. /albeu.com/
Shtuar më 02/08/2011, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori