Allegri: Kombëtarja? Një ëndërr, do të më pëlqente
Massimiliano Allegri, trajneri i Milan, është një prej kandidatëve kryesorë për të zëvëndësuar Cesare Prandellin në krye të pankinës së Italisë. Në një intervistë për "Sky", tekniku livornez u shpreh se kjo është një ëndërr për çdo trajner.

KOMBËTARJA "E kam thënë disa herë se ëndrra e çdo trajneri është të drejtojë Kombëtaren e vendit të tij, dhe është edhe për mua. Tani jam trajner i Milanit dhe jam shumë i lumtur për këtë. Në Kombëtare është një trajner shumë i zoti dhe për momentin qëndrojmë siç jemi. Sigurisht që kjo më gëzon shumë, është diçka për të cilën kam ambicje, si tani ashtu edhe para 10 vitesh, sigurisht që do të më pëlqente".

MILAN "Jam shumë i lumtur për ardhjen e Kaka. Është një futbollist me shumë eksperiencë dhe teknikë të madhe. Ka sjellë shumë entuziasëm dhe është një djalë shumë i mirë. Galliani ka bërë një operacion shumë të mirë merkatoje pasi me largimin e Boateng ishim pa trekuartist dhe braziliani do të na sjellë shumë cilësi". /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2013, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori