Allegri kërkon të mbyll llogarit e titullit me 5 sulmues ndaj Udineses (FOTO)

Juventus do të luajë me formacionin më të mirë në sfidën ndaj Udinesessfidën që vendos shumë për të hipotekuar titullin kampion. Massimiliano Allegri kërkon të shfrytëzojë humbjen e djeshme të Romës ndaj Napolit.

Bardhezinjtë do të luajnë me skemën 4-2-3-1, teksa në mbrojtje Chiellini do të rikthehet titullar në krah të Bonuccit. Nga krahët janë Alex Sandro dhe Dani Alves.

Në krahun tjetër Udinese i Del Nerit do të luajë me Zapata dhe Perica, me Hellfredson i cili do të luajë pa tyre./albeu.com/
Shtuar më 05/03/2017, ora 14:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori