Allegri: Ky lojtar do ta fitojë Topin e Artë
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, nuk i ka punët mirë me sulmuesin e talentuar, Paulo Dybala, i cili në ndeshjen e fundit refuzoi t’ia zgjasë dorën trajnerit Italian.

Sidoqoftë, Allegri duket se dëshiron të lë anash atë episod, i cili tani e ka lavdëruar argjentinasin dhe beson se një ditë ai do ta fitojë edhe Topin e Artë, çmim të cilën e kanë dominuar Cristiano Ronaldo e Lionel Messi për nëntë vite me radhë.

Paulo Dybala është rikthyer në formën më të mirë. Ai ka kualitete që një ditë ta fitojë edhe Topin e Artë”, ka thënë Allegri për 23 vjeçarin, që do të jetë titullar në derbi ndaj Interit. /Albeu.com/
Shtuar më 04/02/2017, ora 23:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori