Allegri lançon Kaka: Në fushë nga minuta e parë
"Kaka mund të japë ende shumë te Milani". Trajneri kuqezi Massimiliano Allegri është i bindur se Ricardo Kaka mund të japë kontributin e tij në aventurën e re me Milani.

"Kaka ka bërë gjëra të mëdha këtu te Milan. Në 3 vitet e fundit në Madrid nuk ka luajtur shumë, por tani është vënë menjëherë në dispozicion. Nuk është në formën e tij më të mirë, por është normale. Ka një formë fizike të mirë dhe është strëvitur rregullisht me entuaziazmin e një djaloshi dhe besoj se është i emocionuar për debutimin e nesër. Besoj se mund ta nisë që nga minuta e parë", ka thënë Allegri.

Më pas tekniku livornez foli edhe për Stephan El Shaarawy duke mohuar se te Milan ka një çështje të tillë. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2013, ora 14:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori