Allegri: Mëkat që nuk fituam, por kemi gjithçka për të kaluar në çerekfinale
Pëlqej
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij, por jo me rezultatin 2-2 ndaj Spursave.

Por, ai nuk është i shqetësuar, sepse beson se ka lojtarët e duhur për të kaluar tutje në këtë garë.

“Ishte ndeshje e mirë, Juventus bëri pak gabime dhe këto shkaku i presionit”, tha Allegri për Mediaset Premium.

Mëkat që nuk fituam, por ne kemi gjithçka për të kaluar në çerekfinale”, u shpreh ai në fund.

Ndeshja e kthimit ndërmjet këtyre dy skuadrave do të zhvillohet më 18 mars në Wembley të Londrës. /albeu.com/

Shtuar më 13/02/2018, ora 23:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori