Allegri: Milan-Juve, ndeshje speciale për mua
Pëlqej
"Është gjithmonë Milan-Juve". Massimiliano Allegri nuk e fsheh rëndësinë e ndeshjes, e cila është e rëndësishme edhe në planin personal pasi do të rikthehet në "San Siro", aty ku më parë drejtoi kuqezinjtë.

"Për mua nuk do të jetë një ndeshje si të tjerat, ndryshe nuk do të isha njeri. Nuk jam një makinë, jam një njeri. Kam jetuar 3 vite e gjysmë intensivë te Milani, fituam një titull, një superkupë duke kaluar 3,5 vjet të paharrueshëm", është shprehur Allegri.

Më pas tekniku bardhezi ka folur edhe për Filippo Inzaghin: "Unë dhe Filippo Inzaghi kemi dy histori krejt të ndryshme. I uroj të gjithë fatin e botës, por pasnesër, sepse nesër dua të fitoj unë". /albeu.com/

Shtuar më 19/09/2014, ora 15:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori