Ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano
Allegri, ka tentuar t’i hedhë poshtë lajmet se do të emërohet trajner i Manchester
Unitedit.
Emri i Allegrit ka kohë që përmendet si zëvendësues i mundshëm i trajnerit aktual të
Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, i cili është nën presion të vazhdueshëm si pasojë e formës së dobët të ekipit të tij.
Presioni ndaj norvegjezit është në rritje sepse Unitedi është duke e përjetuar fillimin më të keq në histori të klubit në një sezon në Premierligë.
Trajneri
italian, i cili është i papunë momentalisht pas largimit nga Juve këtë verë, thotë se i duhet ende ta përmirësojë gjuhën angleze për të qenë në gjendje ta kryejë punën në Old Trafford.
"Ende nuk di
anglisht mjaftueshëm, ama po mësoj", tha
Allegri me shkak duke folur për Przeglad Sportowy.
Shtuar më 17/10/2019,
ora 08:57