Allegri mund të marrë drejtimin e Chelseat
Massimilliano Allegri është shumë pranë ta marrë drejtimin e Chelseat duke e zëvendësuar bashkëkombasin e tij, Antonio Conte.

Chelsea pritet t’i ndajë rrugët me Conten në fund të këtij sezoni dhe derisa Luis Enrique është konsideruar si kandidati më serioz për ta ardhur në stolin e të kaltërve, spanjolli nuk dëshiron të ngutet në marrjen e një vendimi.

Por tekniku italian, Allegri mendohet se do të largohet nga Zonja e Vjetër.

Ndërkohë, edhe vet ai e ka pranuar se dëshiron ta vazhdojë karrierën në Premier League. /albeu.com/
Shtuar më 08/04/2018, ora 23:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori