Allegri në mëdyshje, mes Arsenalit dhe Barcelonës
Massimiliano Allegri me shumë mundësi do të braktisë Juventusin në fund të sezonit. Trajneri livornez i bardhezinjve, me të gjitha gjasat po mendon prej kohësh për një eksperiencë të re europiane.

Arsenali konsiderohej deri pak ditë më parë si skuadra më e mundshme për të rrëmbyer ish-trajnerin e Milanit, por tashmë edhe Barcelona duket se po bën llogaritë e saj.

“Daily Espress” shkruan për një kontakt mes trajnerit të Juves dhe Ariedo Braidas, drejtor sportiv i ekipit “blaugrana”.

Luis Enrique ndoshta mund t’i shpëtojë shkarkimit nëse bën fakt të kryer përmbysjet në Champions dhe La Liga. Por në listën e “blaugranëve” janë edhe Koeman dhe Pochettino.
Shtuar më 26/02/2017, ora 10:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori