Allegri: Na duhen 6 pikë për titullin, Ronaldon shpresojmë ta kemi gati ndaj Ajax-it
Juventusi do të luajë ditën e nesërme ndaj Milanit, një derbi që nëse e fiton i jep tre pikë dhe i lejon të vendosë njërën dorë te titulli kampion.

Alegri para kësaj ndeshje, ditën e sotme ka dalë në konferencë për shtyp duke folur për takimin me Milanin, por edhe për sfidën e së mërkurës ndaj Ajaksit.

Ronaldo? "Kristiano është mirë, kemi sinjale të mira 5 ditë para sfidës me Ajaksin. Ai po bën gjithçka për të qenë në dispozicion, shpresojmë ta kemi.

Titulli? “Kur të fitojmë skudeton do të jetë një mbrëmje e këndshme për të festuar në mënyrat më të mira. Të fituarit 8 kampionate rradhazi vetëm e lehtë nuk është”.

Milani? “Juve-Milan është një ndeshje gjithmonë e ekuilibruar. Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe do na ndihmojë për Champions. Duhet të mendojmë që të fitojmë ndaj Milanit nesër, pavarësisht se kampionati është duke u mbyllur. Na duhen 6 pikë”.

Formacioni? |Dibala, Manxukic dhe Spinacola janë gati. Kielini me shumë mundësi do të jetë jashtë. Kedira është në dyshim, Dugllas Kosta do të jetë gati për Ajaksin. Barzali do të jetë gati për 10 ditë, ndërsa Kuadrado do të jetë të shtunën ndaj Spalit. Kaseres është jashtë tre javë".

Shtuar më 05/04/2019, ora 13:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori