Ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano
Allegri është shfaqur në tribunat e "San Siros" për të parë ndeshjen mes Milanit dhe
Napolit.
Prania e tij në stadium nuk kaloi pa u vënë re dhe të shumtë ishin ata që aludonin se kjo mund të ketë lidhje me klubin e
Napolit, i cili ndodhet në një situata mjaft të vështirë, pasi marrëdhënia mes presidentit De Laurentis dhe trajnerit Carlo Ancelotti është tensionuar shumë
kohët e fundit.
Allegri u pa duke
biseduar me pjesëtarë të stafit të
Napolit dhe mediat italiane shkruajnë se ai është një nga opsionet e mundshme për stolin.
52 vjeçari është i papunë që nga qershori, kur la drejtimin e Juventusit.
Shtuar më 24/11/2019,
ora 16:27