Allegri: Në Udine fillon kthesa jonë
“Është një ndeshje e rëndësishme duke parë impenjimet që kemi. Grupi është i qetë, kemi analizuar humbjet dhe duhet të bëjmë diçka më shumë në krahasim me atë që është bërë për sa i përket lojës dhe intensitetit të saj”.

Kështu është shprehur trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, në prag të ndeshjes me Udinesen. “Friulanët janë një skuadër që luan mirë në kundërsulm, prandaj duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm në mbrojtje. Duhet të fillojmë të grumbullojmë pikë. Në 5 ndeshjet e fundit kemi humbur 3, ndër të cilat një në Kupën e Italisë, por skuadra është e qetë, është mirë dhe po rikuperon, – thekson tekniku kuqezi.

– Guidolin s’ka fituar asnjëherë ndaj meje? Është fakt, por Udineze luan një futboll të bukur, është e vështirë të ndeshesh me të. Jemi në krizë? Absolutisht jo. Jemi në garë në të tri frontet, edhe pse raundin e parë të Kupës së Italisë e ka fituar Juventusi”, përfundoi Allegri. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2012, ora 12:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori