Befason Allegri: Nuk do largohem, kam marrëdhënie të mira me Agnellin
Massimilano Allegri ka hedhur poshtë aludimet në media se ai do të largohet në fund të këtij sezoni nga Juventusi.

Tekniku livornez gjithashtu deklaroi se ka mardhënje mjaft të mira me Andrea Agnellin, dhe se do luftoje për të fituar titullin dhe Ligën e Kampioneve.


"Me presidentin dhe me drejtuesit jemi në harmoni të plotë, për të ardhmen ne çdo vit me njëri-tjetrin ulemi për darkë në mars, për të folur për sezonin dhe të ardhmen",tha Massimiliano Allegri. "Tani ne luftojmë të sjellim në shtëpi 2 trofe brenda mundësive tona, atëherë në fund të sezonit ne do të diskutojmë të ardhmen, por kurrë nuk kam thënë që unë dua të largohem nga Juventusi dhe Presidenti Agnelli kurrë nuk tha se do të me shkarkojë mua", përfundoi Allegri.


Shtuar më 07/03/2019, ora 15:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori