Allegri: Nuk ka shaka ndaj Palermos, këto sfida vendosin titullin
Në prag të sfidës së radhës në kampionat, që do të luhet të premten ën mbrëmje për shkak të impenjimit në Champions, Massimiliano Allegri kërkon kujdes nga skuadra e tij. Transferta e Palermos sipas tij nuk do të jetë aq e thjeshtë sa mund të mendohet pasi nën drejtimin e trajnerit të ri Palermo po bën mirë në kampionat.

"Nuk duhet të mendojmë për Championsin por për të fituar ndaj Palermos, sepse këto ndeshje të kampionatit të japin titullin.
Sicilianët me trajnerin e ri Lopez kanë grumbulluar 4 pikë në tre ndeshjet e fundit.

Kjo skuadër është më e organizuar dhe lejon më pak hapësira. Duhet të jemi të shpejtë, teknikë dhe agresivë. Janë edhe 14 javë kampionat dhe një gabim në këtë sfidë mund të na kushtojë shumë.”
Sa i përket formacionit ai ka pak dyshime.

“Duhet të vlerësoj gjendjen e lojtarëve të veçantë për të vendosur për mbrojtjen. Rugani po përmirësohet dita ditës, ndërsa Bonucci do të luajë ndeshjen e 300 me Juven. Leanardo është shndërruar një element shumë i rëndësishëm brenda dhe jashtë fushës së blertë.

Nëse nuk luan Rugani do të aktivizohet Benatia. Pjaca duhet të përmirësohet ende, Sturaro do të luajë, por nuk e di nëse nga fillimi apo gjatë ndeshjes”.

Shtuar më 16/02/2017, ora 14:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori