Allegri: Nuk meritonim këtë rezultat përballë Torinos
Trajneri i Juventus-it, Massimiliano Allegri, ka komentuar barazimin 1-1 kundër Torino-s për "Sky Sport".

"Do të kishte qenë një humbje e pamerituar, kemi gabuar disa pasime në 20 metrat e fundit, më pas ata nuk kanë gjuajtur më në portë. Goli i tyre ishte një dhuratë e jona", ka thënë tekniku italian.

"Duhet t'u bëj komplimentet lojtarëve të mi, sepse kanë dhënë gjithmonë maksimumin pasi kemi siguruar titullin. Ndeshje të rëndësishme na presin dhe ne duam të tregojmë veten".

Kjo ka qenë intervista e parë e Allegri-t me "Sky Sport" pas përplasjes së javës së kaluar me Lele Adani-n, ish-futbollist i Inter dhe analist sportiv.

"Jam i zhgënjyer për atë që ndodhi të shtunën, por jam këtu për të folur për atë që ndodh në fushën e lojës dhe këmbëngul se jo gjithçka është për t'u hedhur poshtë. Njerëzit mund ta kritikojnë stilin tim të lojës, por detyra e një trajneri është të marrë rezultate për klubin".

Adani i është kthyer eliminimit të bardhezinjve në Champions dhe ka thënë se Juventus ka një lojtar të barabartë me Messi-n, por me Ajax-in nuk ka guxuar shumë.

"Me Ajax-in pësuam gol në gjuajtjen e parë të Van de Beek, më pas kemi patur vështirësi. Champions-i është një objektiv si kampionati, Kupa e Italisë dhe Superkupa, por është shumë e vështirë".

"Nuk kërkoj justifikime, ka momente kur gjithçka shkon mirë. Ajax na ka gjetur ne në emergjencë, ashtu si Tottenham-in... Janë një skuadër e mirë, por Barcelona, Manchester City dhe Liverpool janë shumë të forta", ka përfunduar Allegri. /albeu.com/

Shtuar më 03/05/2019, ora 23:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori