Allegri optimist: Fitojmë ndaj Anderlecht
"Duhet të mendojmë pozitivisht". Kjo është motoja e trajnerit të Milanit, Massimiliano Allegri në prag të debutimit për këtë sezon në Champions League ku përballë do të ketë belgët e Anderlecht.

Edhe pse ka përballë një kundërshtar të lehtë në letër, trajneri kuqezi duke parë edhe situatën e vështirë në të cilën ndodhet Milan, mundohet të karikojë futbollsitët e tij.


"Nuk më pëlqen roli i viktimës. Duhet të luajmë të qetë dhe unë kam besim se do të përmirësohemi. Të martën pres të luajmë një ndeshje të madhe dhe të fitojmë", u shpreh Allegri në konferencën për shtyp.

Kur u pyet për marrëdhënien me presidentin Silvio Berlusconi, tekniku livornez deklaroi: "Është i qetë dhe po na mbështet shumë".

Milan ka pësuar 2 humbje në 3 ndeshjet e para të Serie A duke bërë paraqitje të dobëta sidomos në San Siro ku ka humbur me rezultatin 0-1 ndeshjen me Sampdorian dhe Atalantën. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2012, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori