Allegri pa frena: Juventus ngre Championsin
Pëlqej
cr777
Trajneri i skuadrës së Juventusit, Massimiliano Allegri mendon se tashmë është koha e duhur që bardhezinjtë të fitojnë Champions Leaguen. Ndër të tjera ai tha se Cristiano është një profesionist i madh që e ka ndihmuar shumë ekipin. shkruan albeu.com

“Pasi kemi fituar shtatë Scudetti dhe katër kupa të Italisë, është koha të fitojmë në Europë. Cristiano Ronaldo? Mendoj se ai po e menaxhon mirë çështjen, si gjithmonë, ndërkohë ne i kemi treguar se jemi pranë tij. Përsa i përket lojës, ai është i jashtëzakonshëm.

Pas pushimit të kombëtareve ne do të përballemi me Genova-n, që sapo kanë ndryshuar trajnerin e tyre, por nuk do të jetë e lehtë. Po të flasim për mungesat dhe dëmtimet, Douglas Costa është mirë dhe do të jetë në ndeshjen e radhës por nuk e di për Sami Khedira-n”, tha Allegri. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2018, ora 14:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori