Allegri pa "frena": Kualifikim i merituar, ende nuk kemi arritur asgjë!
Massimiliano Allegri është lideri i vërtetë i Juventusit. Pas barazimit në "Camp Nou" dhe kualifikimit për në gjysmëfinale, ai nuk përfshihet shpejt nga entuziazmi:"Komplimente djemve. Ishte një rezultat i merituar, por ende nuk kemi arritur asgjë", ka thënë fillimisht strategu italian.

Allegri më pas bën një analizë më të hollësishme.

"Dy ndeshje ndaj Barcelonës dhe të mos pësosh gol, kjo është arritje e madhe. Merita u takon djemve, por ne kemi ende shumë hapësirë për përmirësim. Le të gëzohemi për këtë kualifikim, megjithatë, nuk duhet ta lartësojmë pafundësisht veten. Të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe me këtë entuziastë të mendojmë për ndeshjen me Genoa. Sot (mbrëmë) kemi luajtur një ndeshje shumë difensive, por kemi pasur disa mundësi shumë të mira për shënim", u shpreh trajneri i Juventusit. /albeu.com/


Shtuar më 20/04/2017, ora 09:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori