Allegri "paqe" me El Shaarawy-n: Nesër titullar
Massimiliano Allegri është i qetë pasi Adriano Galliani një ditë më parë rikonfirmoi se do të vazhdojë të jetë tekniku i Milanit edhe për vitin e ardhshëm.

"Me Gallianin kam një marrëdhënie të konsoliduar. E vlerësoj shumë faktin që klubi më ka mbështetur në momentet e vështira", theksoi trajneri i kuqezinjve para supersfidës Juventus-Milan.

Duke folur pikërisht për këtë takim, Allegri tha: "Të gjithë lojtarët i kam në dispozicion. Do të jetë një ndeshje e vështirë kundër Juventusit, një skuadër që po fiton titullin e dytë radhazi. Është një ekip që luan me agresivitet dhe organizim. Janë më të fortët në Itali. Ne duhet të fitojmë për të siguruar vendin e tretë dhe ndoshta të zëmë edhe vendin e dytë".

Allegri theksoi gjithashtu se El Shaarawy do e nisë ndeshjen e së dielës që nga minuta e parë: "E përsëris, ndaj Napolit e lashë në stol sepse mendoja se Robinho ishte më i rëndësishëm për atë ndeshje. Nesër El Shaarawy do të luajë titullar"./albeu.com/
Shtuar më 20/04/2013, ora 17:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori