Allegri paralajmëron drejtimin e një skuadre të re
Nesër në ora 18:00, Juventusi do të përshëndetet me trajnerin Massimiliano Allegri.

Sampdoria do të jetë skuadra e fundit për trajnerin italian që i solli shumë trofe Juventusit.

Në deklaratën para ndeshjes së tij të fundit, Allegri ka paralajmëruar se do të drejtojë një skuadër të re këtë verë.

"Do pimë një dolli pas ndeshjes. Më pas do të shkoj në deti për të shijuar rrezet e diellit. Lojtarët do më shohin shpejt në ekrane televizive, ashtu siç unë dp t’i ndjek ata", tha Allegri. /albeu.com/
Shtuar më 25/05/2019, ora 16:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori