Allegri paraqitet i qetë: Kemi pasur edhe më shumë vështirësi, do bëjmë historinë
Në vigjilje të Inter-Juventus, Masimilliano Allegri u prononcua me tone të qeta për derbin e Italisë kundër Interit, që do mund të ndikojë shumë edhe në luftën për titull të bardhezinjve kundër Napolit.

“Kam qenë në pozita më të vështira që kur jam ulur në stolin e Juventusit, nuk është ky momenti më i keq për ne. Titulli i kampionatit nuk do të vendoset në ‘San Siro’, por më 20 Maj. Nuk duhet të dekurajohemi nga rezultat, duhet të tregohemi të zotët të shkruajmë një tjetër faqe suksesi në historinë e këtij klubi”, deklaroi trajneri i bardhezinjve.

Në këtë mënyrë Allegri duket se nuk ka frikë nga rënia në përsëritje e rezultateve negative, aq më shumë mohon zërat për konfliktet e krijuara në dhomat zhveshjes.

“Më vjen keq që dëgjoj gjëra të tilla, të pabazuara, që cënojnë profesionalizmin e skuadrës tonë. Objektivat tanë janë dy dhe do të bëjmë maksimumin për t’i arritur ato. Si në jetë, edhe në futboll, gjërat nuk shkojnë gjithnjë siç i dëshirojmë. Do të luajmë derbin e Italisë në një stadium fantastik, përballë një Interi që ka pësuar dy gola në 9 ndeshjet e fundit. Spalletti ka bërë një punë të jashtëzakonshme meriton një pjesë të trofeut. Kampionati nuk mbyllet këtë fundjavë”, u shpreh Allegri./albeu.com/
Shtuar më 27/04/2018, ora 17:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori