Allegri po mendon rikthimin pas një viti pa punë, në tavolinë ka dy skuadra
Nesër, më 26 maj të vitit 2020, do të bëhet saktësisht një vit që nga hera e fundit kur Maxi Allegri ishte në stolin e Juventus.

Ai ishte në ‘Marassi’, në ndeshjen kundër Sampdoria, të cilën Juventus e fitonte 2:0, ndeshje kjo e parëndësishme në fundin e sezonit.

Që atëherë, trajneri italian ka shijuar jetën pranë familjes, duke bërë pushime, si dhe duke u marrë me garat me kuaj, të cilat i ka në qejf.

Megjithatë, me merkaton e verës që po afron, pritet që Allegri të arrijë marrëveshje me ndonjë skuadër, dhe deri më tani dy skuadra janë të interesuara për të.

Italiani mund të marrë drejtimin e skuadrës së Paris Saint Germain, me të cilën është lidhur edhe kohë më parë.

Megjithatë, më herët gjatë këtij muaji, në Francë raportonin se drejtuesit e PSG i kanë dhënë besimin Thomas Tuchel për të vazhduar, dhe shkarkimi i gjermanit i kushton shumë parisienëve.

Në tavolinën e Allegri pritet të jetë edhe mundësia e quajtur Newcastle United. Skuadra angleze pritet të blihet nga princi arab dhe të bëhet forcë ekonomike në futbollin evropian.

Mbetet të shihet se cila do të jetë zgjedhja e Maxi Allegri, për rikthimin e tij në botën e futbollit.
Shtuar më 25/05/2020, ora 10:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori