Allegri refuzoi Real Madridin dhe Chelsean
Pëlqej
Massimiliano Allegri ka zbuluar se Presidenti i Realit, Florentino Perez, e ka kontaktuar për t’i dhënë detyrën si trajner i klubit të tij.

Ndërkohë, Allegri ka refuzuar Realin në mënyrë që të vazhdoj si trajner i Juventusit. Ai është pyetur edhe për spekulimin që është kërkuar nga ekipi anglez, Chelsea, trajneri italian nuk është përgjigjur për këtë por ka shtuar se ka qenë vendimi i duhur për të qëndruar në Itali.

“Real Madrid dhe Chelsea? Le të themi që i kam thënë po Juventusit. Kam folur me Presidentin, dhe ka qenë e drejt për mua që të qëndroj këtu. Ishte një vendimi që unë tashmë e kisha vendosur”, tha Allegri.

“Vendosa të qëndroj në Juventus dhe e kam respektuar atë që kam thënë, e falënderoj Presidentin e Realit i cili më dha mundësinë”, shtoi Allegri. /albu.com/
Shtuar më 13/06/2018, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori