Allegri refuzon ofertën prestigjioze
Massimiliano Allegri është akoma në kërkim të një stoli.

Trajneri livornez është pa ekip prej një viti dhe sezoni 2020/2 duhej të ishte ai i rikthimit.

Megjithatë, deri tani asgjë nuk ka ndodhur për ish-trajnerin e Juventus-it dhe Milan-it. Ndërkohë nga Holanda ka ardhur një prapaskenë e bujshme e merkatos.

Sipas Sky Sport, Federata holandeze ka kontaktuar trajnerin italian. Por Allegri duket se e ka refuzuar ofertën sepse është akoma në pritje të një klubi.

Gjithsesi, në rast se do të zgjidhte një kombëtare, preferenca e Allegri-t do të ishte Italia.

E ardhmja e tij mbetet e paqartë për momentin, duke parë se të gjithë stolat e ekipeve të mëdha janë të zënë.
Shtuar më 06/09/2020, ora 18:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori