Allegri shpall finalen tjetër: Ndeshja me Interin shpall kampionin e Seria A
Diferenca mes Juves e Napolit pas ndeshjes së mbrëmsme është vetëm një pikë, 84 me 85, në një periudhë kur kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fund. Sipas Max Allegrit, tani gjithçka mund të ndodhë. Ai shikon si decizive ndeshjen me Interin ku e shikon si jetë a vdekje atë ndeshje.

“Ishte ndeshje direkte dhe e kemi ditur se gjithçka mund të ndodhë, megjithëse ne kishim përparësi, pasi edhe barazimi do të na konvenonte shumë”, u shpreh Allegri.

“Sido që të jetë, tani duhet të pushojmë një ditë e më pas të përgatitemi për sfidën që unë mendoj se është vendimtare për sezonin tonë, ajo kundër Interit”, tha Allegri.

“Ende jemi lider dhe kemi avantazh. Kanë mbetur katër ndeshje, dy jashtë, kështu që do të shohim çfarë do të ndodhë”.

Interi dhe Juve do të përballen me 28 prill, këtë të shtune në “Giuseppe Meazza”. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2018, ora 10:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori