Allegri te Reali, Zidane te Juventusi
Thashethemet për të ardhmen e Massimiliano Allegrit janë duke vazhduar.

Trajneri italian përfundon kontratën me Juventusin në vitin 2020, dhe Real Madrid vazhdon të mbetet e interesuar për shërbimet e tij.

Sipas ‘El Chiringuito Tv’, Allegri është i pari në listën e presidentit Florentino Perez, dhe dëshiron që trajnerit nga Liverono t’i besojë drejtimin e skuadrës.

Allegri është trajneri që Perez e dëshiron në skuadër për verën e ardhshme”, raporton media spanjolle.

Në rast kalimi të Allegrit te Real Madrid, vendin e tij pritet ta zë Zinedine Zidane. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2019, ora 20:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori