Allegri tregon si e refuzoi Real Madridin
Pëlqej
Max Allegri ka pranuar se ai është ndier i “nderuar” pasi që “klubi më i madh në botë” Real Madrid ishte interesuar për të po ka insistuar se “ka bërë vendimin” e duhur që të rri në Juventus.

“I thashë jo Real Madridit sepse i kisha dhënë besën presidentit”, ka thënë ai për Stile Mese.

“Kështu, respekti i imë maksimal për Juventusin dhe fjala e dhënë ishin arsyeja se pse e refuzova thirrjen nga Real Madridi, klubit më të madh në botë që e ka ëndërr ta drejtoi çdo trajner”.

“Do të isha hipokrit nëse do të thosha se nuk u ndjeva i nderuar nga konsiderata e tyre, por jam absolutisht i bindur që kam marrë vendimin e duhur”. /albeu.com/
Shtuar më 09/08/2018, ora 22:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori