Allegri zbulon e suksesin me Juven, dhe paralajmëron Interin e Napolin
Juventusi shkatërroi Fiorentinën në Firence me rezultatin e thellë 3-0, ku bardhezinjtë tashmë janë +11 pikë nga vendi i dytë në klasifikim, në 14 javë kampionat, ku pas përfundimit të takimit, për mediat ka folur Massimiliano Allegri:

“Nuk ishte e lehtë kundër Fiorentina-s, luanim në një ambient shumë të ndezur, lojtarët kanë bërë një punë shumë të mirë. Është një skuadër me kampionë të mëdhenj dhe burra të vërtetë, që kanë një karakter të fortë. Është dëshira për të fituar ajo që bën diferencën”, ka thënë fillimisht trajneri livornez.

Më pas, italiani ka dhënë dhe një paralajmërim për ata që e ndjekin nga pas: “Me kalimin e kohës, sipas mendimit tim, do të përmirësohemi. Dybala ka bërë një ndeshje të madhe, ndërsa Cuadrado mund të luajë edhe si mesfushor në të ardhmen, e mbulon fushën shumë mirë, është përmirësuar taktikisht”. /albeu.com/
Shtuar më 02/12/2018, ora 09:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori