Allianz Arena, "ferr" për madrilenët
Sulmuesi i Bayern Mynih, Mario Gomez ndez sfidën në prag të ndeshjes së nesërme në Champions League përballë Real Madrid. Sulmuesi bavarez mendon se ndeshja do të jetë tepër e fortë dhe spektakolare dhe madrilenët nuk do e kenë aspak të lehtë në Allianz Arena.

" Ishim të qartë që në ndeshjen me Mainz 05 në Bundesligë nuk do të bënim një futboll të bukur dhe efikas. Por mendoj se të martën në Champions do e kthejmë në "ferr" stadiumin".

Ndeshja e parë gjysëmfinale, Bayern Mynih-Real Madrid është programuar të luhet nesër në orën 20.45, në Allianz Arena, ndërsa ndeshja e kthimit një javë më pas në Santiago Bernabeu. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2012, ora 17:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori