E FUNDIT/ 159 raste të reja me koronavirus në Shqipëri
Almeria e dobët për Barçën, 4-0 (VIDEO)
Barcelona ka shënuar fitore të thellë kundër Almerias me rezultat 4-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në La Liga.

Goli i parë për Barcelonën ka ardhur nga Lionel Messi në minutën e 33-të ndërsa pjesa e parë ka përfunduar me këtë rezultat.

Dhjetë minuta pas pjesës së dytë, ka ardhur edhe goli i dytë për Barcelonën. Në minutën e 55-të, Luis Suarez ka shënuar golin e dytë për vendasit ndërsa njëzet minuta më vonë, Marc Bartra e ka çuar epërsinë në 3-0 (75').

Në minutën e fundit të takiimit, Luis Suarez ka shënaur golin e dytë personal dhe të katërtin për Barçën.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona është stabilizuar në krye të La Ligas me 74 pikë, ndërsa Real Madrid e ndjek me 70 pikë, pas fitores së shënuar ndaj Rayo Vallecanos. /albeu.com/
Shtuar më 08/04/2015, ora 21:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori